Bota

Kurti: Do të punojmë me Gjermaninë për t’i gjetur ekzekutorët e vëllezërve Gërvalla

17 Janar 2022, 12:49 Nga DOSJA
Kurti: Do të punojmë me Gjermaninë për t’i gjetur

KOSOVË- Në 40-vjetorin e vrasjes së Jkusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë vizituar kullën e familjes Gërvalla. Mediat vendase raportojnë se gjatë kësaj vizite Kurti ka deklaruar se do të punojë me shtetete e tjera për të gjetur ekzekutorët e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

“Si institucione të Republikës, si Qeveri e Kosovës, ne do të bashkëpunojmë me shtetet e tjera, në veçanti me Republikën Federale të Gjermanisë, në mënyrë që të marrim vesh sa më shumë e që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve, bindjet dhe orientimi dhe qendra e të cilëve natyrisht se dihet, mirëpo emrat e përveçëm të atyre natyrisht se duhet të ndriçohen dhe asisoj të mundësohet drejtësia e ndëshkimi”, ka deklaruar Kurti.

Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë më 17 janar 1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit, në Gjermani.  Autoritetet gjermane akoma dhe sot janë duke punuar në zbulimin e vrasësve dhe përgatitësve të atentatit si dhe të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav UDB.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll