Politike

VD/ Erdogan nesër në vendin tonë, vendosen flamujt shqiptar dhe turq në Laç

16 Janar 2022, 16:20 Nga DOSJA
VD/ Erdogan nesër në vendin tonë, vendosen flamujt shqiptar dhe

LAÇ – Flamurët e Shqipërisë dhe Turqisë janë vendosur në shtyllat e ndriçimit në rrugën kryesore të Laçit. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë nesër vendin tonë në orën 09:00 dhe më pas do të shkojë drejt qytetit të Laçit për të përuruar 524 ndërtesat e reja për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Projekti i ndërtimit të këtyre banesavë është financuar nga shteti turk.

Shqipëria dhe Turqia do të firmosin nesër 7 marrëveshje të reja bashkëpunimi për:

1.       Një  marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2.       Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3.       Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4.       Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5.       Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6.       Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7.       Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne shqiperi laç erdogan ne shqiperi laç

Sondazh

Poll