Aktualitet

Pagat e kushtet e punës/Mësuesit e Tiranës paralajmërojnë protesta, më pas tërhiqen

17 Janar 2022, 09:07 Nga DOSJA
Pagat e kushtet e punës/Mësuesit e Tiranës

TIRANË – Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, dega Tiranë, ka ftuar të gjithë mësuesit e kryeqytetit të bashkohen në një revoltë në datën 26 janar pranë Zyrave Arsimore në kryeqytet, njoftim të cilin më vonë e tërhoqën, duke thënë se janë tërhequr paraprakisht nga kjo thirrje e tyre.

Në kërkesën e parë dretjuar mësuesve të kryeqytetit, Sindikata e Tiranës ka bërë thirrje që të mërkurën të nisin protestat e tyre në të gjitha shkollat e Tiranës, ndërsa do të pezullohet ora e parë e mësimit 45 minuta. Shkak për këto protesta mësohet se ka qenë mosardhja e regjistrave në shkolla deri në gjysmë të vitit dhe aneksa e vazhdueshme e arsimtarëve të Tiranës për kushtet e mësimit.

“Mësuesit e Tiranës bëhen gati të protestojnë për regjistrat, kushtet minimale të punës, pagat e pamjaftueshme. Javës që vjen (këtë javë) të mërkurën, protestë në çdo shkollë të Tiranës. Të pezullohet ora e parë e mësimit, 45 minuta. Mësuesi qëndron përpara klasës, por nuk zhvillon mësim. E mërkurë, 26 janar, ora 14:30, protestë përpara Zyrës Arsimore, Tiranë”, thuhet në njoftimin e parë të sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, Dega Tiranë.

Por, vetëm disa orë më vonë, i njëjti institucion arsimor do të njoftonte tërheqjen e përkohshme nga kjo protestë, me pretekstin se ata do të zhvillojnë një takim me kryetarët e SPA-ve të shkollave të Zyrës Vendore Arsimor në Tiranë.

“Njoftohen të gjithë këshillat sindikale të SPA-së të shkollave të ZVA-së Tiranë se vendimi lidhur me fillimin e aksionit sindikal të njoftuar për datën 19 janar, do të merret në ditët në vazhdim pas mbledhjes së KKAP-së ku do të diskutohen nga përfaqësuesit tanë të aleancës sindikale edhe problemet e ngritura nga SPA-ja dega Tiranë. Takimi me të gjithë kryetarët e SPA-së së shkollave të ZVA-së Tiranë do të realizohet së shpejti(drejtpërdrejtë ose online) për marrjen e një vendimi për vazhdimin e lëvizjes sindikale”., thuhej në komunikatën e dytë të Sindikatës së pavarur të arsimit shqiptar, dega Tiranë.

Ende nuk dihet vendimi që do të merret nga Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, dega Tiranë, por pritet të shihet se çfarë do të dalë në pah nga takimi i së mërkurës, nëse kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje ose jo.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mesuesit e tiranes ne proteste mesuesit ne tirane proteste te ministria e arsimit shkollat ne tirane mesuesit e tiranes ne proteste mesuesit ne tirane proteste te ministria e arsimit shkollat ne tirane

Sondazh

Poll