Politike

“Isha sa Zaho kur e bëja plazhin në Skelë”, Rama emocionohet për të birin në Vlorë: Është diku mes jush

28 Qershor 2019, 19:05 Nga DOSJA
“Isha sa Zaho kur e bëja plazhin në Skelë”, Rama

VLORË– Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë teksa po mbyll edhe fushatën elektorale. Teksa mbajti fjalën e tij, Rama u shpreh i emocionuar se kush ishte në moshën e Zahos e bënte plazhin në skelë.

“Ndërsa sot Zaho është diku mes jush, ky është një emocion i veçantë,”– shtoi kryeministri më tej.

Pjesë nga fjala e kryeministrit

Kujtova se i kisha parë të gjithë por mesa duket s’kam parë gjë akoma. Ju faleminderit! Kjo prani e jashtëzakonshme këtu nuk është thjesht mbështetja që u i jepni Dritanit dhe mua por është mesazhi që ju u jepni shqiptarëve për ditën e dielë.

Çdo burrë dhe çdo grua që fjalën e parë e ka pasur nënë, duhet të harrojë nëse është socialist apo demokrat dhe duhet të dëgjojë zërin e historisë që kërkon historinë.

Kam qenë i vogël sa Zako kur vija dhe bëja plazhin në Skëlë. Sot Zaho është diku midis jush.

Zaho dhe bashkëmoshatarët e tij meritojnë që kjo Shqipëri nesër të jetë më e mirë se kjo që kemi sot. Ashtu si kundër Vlora sot ëështë më e mirë se ajo që kishim kur unë isha në moshën e tij.

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit në Vlorë. Rama nuk harroi të ironizonte kundërshtarët e tij politikë duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i ndëshkojnë me votë. Nesër vendin në heshtje zgjedhore.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama emocionohet rama ne vlore zaho rama rama emocionohet rama ne vlore zaho rama

Sondazh

Poll