Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama mbyll fushatën nga Vlora: T’i japim një mësim opozitës

28 Qershor 2019, 18:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama mbyll fushatën nga Vlora: T’i japim

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka mbyllur ditën e sotme fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Për të mbyllur fushatën, kryeministri Rama zgjodhi qytetin e Vlorës, aty ku edhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2 viteve më parë.

Edhe në Vlorë, si në çdo qytet tjetër, Rama është pritur me protesta nga mbështetësit e PD-së, të cilët nuk kanë shpëtuar pa u ironizuar nga kryeministri.

I prezantuar nga deputeti Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli, Rama falenderoi me dorën në zemër simpatizantët e mbledhur për ta mbështetur.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk harroi të ironizonte kundërshtarët e tij politikë, duke “marrë” në mbrojtje edhe ish-ministrin Damian Gjiknurin, i cili akuzohet nga opozita për blerje votash.

Në fund ftoi të gjithë qytetarët të votojnë për t’i dhënë një mësim të mirë opozitës që krijoi një situatë të pa precedentë duke djegur madatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Nga nesër nis heshtja zgjedhore…të paktën nga Partia Socialiste…

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri dosja 184 edi rama edi rama ne vlore vlore zgjedhjet lokale 2019 damian gjiknuri dosja 184 edi rama edi rama ne vlore vlore zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll