Bota

Vuçiç shpall fitoren e referendumit para kohe: Bëmë diçka të mirë për vendin tonë

16 Janar 2022, 21:55 Nga DOSJA
Vuçiç shpall fitoren e referendumit para kohe: Bëmë

SERBI – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren e referendumit për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin e drejtësisë në Serbi, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar. Në një dalje për mediat, kreu i shtetit dha rezultatin paraprak 60.48% pro dhe 39.52% kundër. Ai tha Serbia i tregoi botës imazhin e saj pozitiv. Vuçiç tha se politika serbe bëri diçka të mirë për vendin.

“Serbia i dërgoi botës një imazh pozitiv dhe besoj se do të kemi sukses në realizimin e më shumë gjërave për vendin tonë në lidhje me demokratizimin, pavarësinë e drejtësisë dhe prokurorëve. Mendoj se kemi bërë diçka të mirë për vendin tonë”, deklaroi para mediave presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Vuçiçit, janë 1.892.252 vota, ndërsa ka shtuar se numërimi ka mbetur në Novi Pazar dhe Vozhdovac.

LAJMI KRYESOR: Referendumi për sistemin e drejtësisë/ Mbyllen qendrat e votimit, pjesëmarrje 31%

Burimi: 021
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic referendumi ne serbi 16 janar 2022 aleksander vucic referendumi ne serbi 16 janar 2022

Sondazh

Poll