Bota

Publikohen rezultatet e para të referendumit në Serbi, shumica shprehen “po”

16 Janar 2022, 21:41 Nga DOSJA
Publikohen rezultatet e para të referendumit në Serbi, shumica

SERBIA – Rezultatet e para të referendumit në Serbi për ndryshimet kushtetuese në lidhje me sistemin e drejtësisë janë publikuar në mediat serbe. Pas numërimit të kutive të para të votimit, rezultatet tregojnë se 60.48% e votuesve janë shprehur pro ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga qeveria serbe, ndërsa 39.52% kanë thënë “jo”. Rezultati paraprak u konfirmua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili shpalli fitoren, edhe pse nuk ka përfunduar numërimi përfundimtar.

Pjesëmarrja në referendumin e ditës së sotme u vlerësua 31%.

Qeveria serbe propozon se klasa politike në vend nuk duhet të ndikojë lidhur me emërimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë.

LAJMI KRYESOR: Referendumi për sistemin e drejtësisë/ Mbyllen qendrat e votimit, pjesëmarrje 31%


BURIMI: RTS

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic referendumi ne serbi 16 janar 2022 aleksander vucic referendumi ne serbi 16 janar 2022

Sondazh

Poll