Bota

VD/ “Është e ndaluar”, polici në Mitrovicë kthen mbrapsht të riun serb

16 Janar 2022, 20:10 Nga DOSJA
VD/ “Është e ndaluar”, polici në Mitrovicë kthen

KOSOVË – Një patrullë e policisë së Kosovës ktheu mbrapsht një të ri serb, i cili kërkoi të kalonte urën mbi Lumin Ibër për të hedhur votën e referendumit në postën e Mitrovicës.

Në prani të mediave, i riu serb kërkon të kalojë në krahun jugor të qytetit. Ai ëshë përballur me një patrullë të policisë së Kosovës. Njëri prej efektivëve i bën me dije se nuk mund të kalojë për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për ndalimin e zhvillimit të referendumit serb brenda territorit të saj.

“Është e ndaluar, ju lutem të vazhdoni. Ne zbatojmë vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës”, i përgjigjet efektivi i rendit në gjuhën shqipe djaloshit serb në Mitrovicë.

Djaloshi serb largohet dhe kthehet pas, edhe pse këmbënguli që t’i jepej leja për të kaluar në krahun tjetër të Mitrovicës.

Kuvendi i Kosovës vendosi ditën e djeshme me 77 vota të mos lejonte zhvillimin e referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese lidhur me emërimet në sistemin e drejtësisë. Qeveria serbe vendosi që shtetasit e minoritetit serb në Kosovë të votojnë në 4 qytete të Serbisë: Kurshumli, Vranje, Rashka dhe Novi Pazar. Në Mitrovicë pati një tubim të disa qytetarëve serbë që kundërshtonin rezolutën e djeshme të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

LAJMI KRYESOR: Referendumi për sistemin e drejtësisë/ Mbyllen qendrat e votimit, pjesëmarrje 31%

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni referendumi ne serbi 16 janar 2022 referendumi ne serbi 16 janar 2022

Sondazh

Poll