Bota

Filozofi Slavoj Zizek: Humanizmi është në rregull por 99% e njerëzve janë idiotë

16 Janar 2022, 15:52 Nga DOSJA
Filozofi Slavoj Zizek: Humanizmi është në rregull por 99% e

BRITANI E MADHE- Një nga filozofët më të shquar në botë, slloveni Slavoj Zizek, i njohur për idetë e tij të veçanta ka folur rreth dashurisë dhe seksit në librin e tij. Gjatë një interviste për The guardian Zizek habit me përgjigjen etij, ku thotë se 99% e njerëzve janë idiotë të mërzitshëm.

Intervista u krye në shtëpinë e tij në Lubjan, ku në thelb të pyetjeve qëndronte libri i tij “Një udhëzues për të hutuarit”. Teza e tij qendrore ofron një perspektivë që edhe kritikët e tij duhet të pranojnë se është provokuese. Në thelb, ai argumenton se asgjë nuk është ashtu siç duket. Ka shumë njerëz që e nderojnë atë si një gjeni intelektual, por në mometin që pyetet se çfarë qëndrimi do të mbante para tyre, ai do të preferonte të mos fliste me askënd.

‘Humanizmi? Po, është në rregull me disa biseda të shkëlqyera, disa arte të shkëlqyera. Për njerëz konkretë? Jo, 99% janë idiotë të mërzitshëm.”-shpreht ai.

Më tej ai tregon rreth martesave të tij dhe seksit. Zizek është divorcuar tre herë.

‘Unë nuk mund të kem qëndrime për një natë. I kam zili njerëzit që mund ta bëjnë këtë do të ishte e mrekullueshme. Ndihem mirë, le të shkojmë por për mua, është diçka qesharake. Është e tmerrshme të jesh lakuriq para një personi tjetër,-shprehet ai.

Më vonë ai vazhdon duke treguar se në kohën ku jetojmë është pesimist edhe pse ndryshe nga të tjerët në mendime dhe idetë.

‘Unë jam një pesimist në kuptimin që po i afrohemi kohërave të rrezikshme. Pesimizmi do të thotë se gjërat po bëhen të çrregullta. Optimizmi do të thotë se këto janë pikërisht kohët kur ndryshimi është i mundur.” Dhe cilat janë shanset që gjërat të mos ndryshojnë? “Ah, nëse kjo ndodh, atëherë ne po i afrohemi ngadalë një shoqërie të re autoritare,-shprehet filozofi në fund.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota slavoj zizek slavoj zizek

Sondazh

Poll