Aktualitet

Referendumi në Serbi/ 31% pjesëmarrje, Vuçiç shpall fitoren para kohe: Diçka e mirë!

16 Janar 2022, 19:05 Nga DOSJA
Referendumi në Serbi/ 31% pjesëmarrje, Vuçiç shpall

SERBI – Serbia zhvilloi sot referendumin për miratimin ose jo të propozimeve të qeverisë për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin e drejtësisë. Kutitë e votimit u mbyllën në orën 20:00. Sipas mediave vendase, raportohet se pjesëmarrja maksimale në referendum mund të jetë 31%. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli triumfin në referendum, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar.

Qeveria serbe synon që të përjashtojë politikën nga zgjedhja e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë (gjyqtarë dhe prokurorë). 

Votimi nisi në orën 7:00. I pari që ka votuar ka qenë Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi përsëri se vendimi i Kosovës për mosmbajtjen e referendumit serb brenda territorit të Kosovës do të ketë pasoja të mëdha. Më pas votoi dhe kryeministrja Serbe Ana Bërnabiçc. Ajo e konsideroi referendumin e sotëm si nisjen e një kapitulli të ri në historinë e Serbisë.  Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë patën mundësi të votonin në 4 qytete serbe: Kurshumli, Vranje, Novi Pazar dhe Rashka.

Nga ana tjetër banorët serb të Mitrovicës të udhëhequar nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç janë ngritur në protestë si shenjë pakënaqësie pas vendimit të Kosovës që qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Rakiç e mbylli protestën me një paralajmërim të fortë për Kosovën, duke deklaruar se zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 prill do të mbahen edhe në Kosovë e Metohi. Pas protestës njësia speciale u vendosnë veri të vendit për të monitoruar situatën.

Në raportimin final në lidhje me situatën brenda Kosovës për pengimin e mbajtjes së referendumit serb, Policia e Kosovës tha se situata përgjithësisht kaloi e qetë dhe pa incidente.

Qeveria e Kosovës pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ka miratuar se referendumi nuk do të lejohet në Kosovë dhe ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Komisioni i Zgjedhjeve ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi fitoren e qeverisë lidhur me referendumin, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar. Para mediva, Vuçiç konfirmoi se pas numërimit të mbi 1 milion votave, 60.48% miratuan ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin gjyqësor, ndërsa 39.52.% u deklaruan kundër. Ai shtoi se Serbia i tregoi mbarë botës imazhin pozitiv të saj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vuçiç shpall fitoren e referendumit para kohe: Bëmë diçka të mirë për vendin tonë

Publikohen rezultatet e para të referendumit në Serbi, shumica shprehen “po”

Shqiptarët e Preshevës bojkotojnë Referendumin në Serbi:Nuk duam ndryshime kozmetike

Referendumi në Serbi, Presidenca e Kosovës: Mbajtëm qëndrim parimor që ruan paqen

VD/ “Është e ndaluar”, polici në Mitrovicë kthen mbrapsht të riun serb

Përfundon referendumi në Serbi, mediat: Pjesëmarrja 31%

Pengimi i referendumit serb në Kosovë, policia: Situata e qetë dhe pa incidente

VIDEO- INCIDENTI/ Pas votimit, qytetari serb thyen kutinë e votimit

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve: Deri tani kanë votuar 8,99 % e qytetarëve

Protesta për referendumin serb në Kosovë, njësia speciale vendoset në veri (VIDEO)

Voton Kryministrja Ana Brnabiç: Referendumi është fillimi i një kapitulli të ri

Protestuesit serbë paralajmërojnë: Zgjedhjet në 3 prill do të mbahen në Kosovë

Kosova nuk lejoi referendumin, serbët protestojnë në Mitrovicë

Referendumi në Serbi/ Voton Presidenti Aleksander Vuçiç (FOTOT)

Referendumi në Serbi, hapen qendrat e votimit edhe në Kosovë

(e.h) (f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore aleksander vucic ana brnabic referendumi ne serbi 16 janar 2022 aleksander vucic ana brnabic referendumi ne serbi 16 janar 2022

Sondazh

Poll