Aktualitet

‘Eja të bëjmë qejf’, biznesmeni që ngacmoi vajzën në Fier foto me Kim dhe ministra

16 Janar 2022, 20:16 Nga DOSJA
‘Eja të bëjmë qejf’, biznesmeni që ngacmoi

FIER – 63-vjeçari i arrestuar nga Policia e Fierit për akuzën e ngacmimit seksual të një vajze të mitur në Levan është biznesmeni i prodhimit të vajit të ullirit Vesaf Musa. Musa u ndalua ditën e premte nga policia e Fierit pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare.

Sipas “Report TV”, e mitura ka rrëfyer para policisë në prani të psikologes dhe familjarëve sesi ka ndodhur ngjarja. Teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: “Eja, do bëjmë qejf?”

Ai rezulton se është pronari i fabrikës së vajit të ullirit “Musai Olive Oil” në Skrofotinë të Vlorës. 63-vjeçari është një person tepër aktiv në Facebook, ku reklamon vlerësimet dhe prodhimin e vajit të ullirit në fabrikën. Në shumë foto të publikuara, Vesaf Musa ka pritur në fabrikën e tij kryeministrin Edi Rama, ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe shumë ministra të tjerë (Frida Krifcën, Niko Peleshi, Arben Ahmetajn, Bledi Çuçin, Pandeli Majkon) dhe kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.

Sot, Gjykata e Fierit caktoi masën arrest me burg për Vesaf Musën. Tashmë, ai do t’i nënshtrohet hetimit nga drejtësia.

LEXO DHE KËTË:

EMRI/ Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 64-vjeçari në Fier

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll