Aktualitet

16-vjeçarja humbi kontaktet me familjen në Vlorë, nëna: Atë ditë ka qenë në mësim

16 Janar 2022, 11:04 Nga DOSJA
16-vjeçarja humbi kontaktet me familjen në Vlorë, nëna:

VLORË- Nëna e 16-vjeçares së zhdukur prej të premtes ka dhënë detaje të reja. Në një prononcim për mediat, Entela Tozaj tha se e bija humbi kontaktet me familjen të premten, pasi nuk u kthye në shtëpi nga shkolla. Në rrëfimin e saj, ajo shtoi se disa kohë më parë i kishte kapur mesazhet në telefon me një djalë, ndërsa bëri me dije se ditën e zhdukjes, 16-vjeçarja nuk kishte celular me vete.

“Atë ditë ka qenë në mësim. Por të premten nuk u kthye nga shkolla. U interesova në shkollë dhe më thanë që ishte në mësim, s’kishte shqetësime,”-tha ajo para mediave të pranishme.

Sot, familja e 16-vjeçares bëri denoncimin në Policinë e Vlorës, për zhdukjen e Eliza Tozajt. Kjo e fundit prej 2 ditësh nuk është kthyer në banesë, ndaj dhe Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e adoleshentes.

SHIKO EDHE KËTË:

EMRI+FOTO/ Zhduket 16-vjeçarja në Vlorë, nëna kërkon ndihmë në Polici

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet entela tozaj vlore zhduket 16-vjecarja ne vlore entela tozaj vlore zhduket 16-vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll