Aktualitet

“Vëllezërit kimikë”/ MEMET pushtojnë rrjetet sociale, në fokus protesta 8 janarit

16 Janar 2022, 20:52 Nga DOSJA
“Vëllezërit kimikë”/ MEMET pushtojnë rrjetet

TIRANË – Faqja humoristike “Kazan.tv” ka publikuar një mori memesh në lidhje me figurat politike të Shqipërisë si: kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e PD Lulzim Basha, sekretarin e PD Gazment Bardhi dhe ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe protestën e 8 janarit. Disa prej memeve më pikante janë ish-kryeministri Berisha në rolin e John Matrix, një komando amerikan i luajtur nga Arnold Zhvarceneger në filmin “Commando”, i cili qëllon me raketë.

“The Chemichal Brothers” (Vëllezërit kimikë), i cili krahason kryetarin e PD Lulzim Bashën me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës. Një tjetër meme interesante është ballafaqimi i Bashës dhe Berishës në emisionin “Shihemi në gjyq”, ndërsa rolin e pajtueses Eni Çobani e bën kryeministri Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore virale

Sondazh

Poll