Aktualitet

Largim me dakordësinë e Bashës? Burime brenda PD: Rushaj s’qe dakord me përjashtimet

16 Janar 2022, 19:30 Nga DOSJA
Largim me dakordësinë e Bashës? Burime brenda PD: Rushaj

TIRANË – Largimi i Alfred Rushajt me mirëkuptimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbetet ende mister një ditë pas deklaratës së kryedemokratit. Megjithatë, duket se Rushaj ka patur mosmarrëveshje me liderin e opozitës lidhur me reagimin dhe vendimet pas protestës së 8 janarit në godiën e PD. “Politiko.al” mëson nga burime brenda Partisë Demokratike se ish-n/kryetari i dhe ish-kreu i grupit parlamentar demokrat nuk ka qenë dakord për përjashtimet e 8 deputetëve nga Kryesia e partisë. Po këto burime shtojnë se Rushaj nuk ka votuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë në lidhje me përjashtimet dhe pezullimet e deputetëve dhe anëtarëve demokratë për pjesëmarrje në protestën e 8 janarit. Ndër të tjera thuhet se Alfred Rushaj është dorëhequr dhe vendimin ia ka publikuar para ditësh Lulzim Bashës.

As me përjashtimet. Nuk ka qenë dakord me Berishën gjithashtu. Por, kundër mënyrës se si po sillet Basha në këtë histori. Prandaj s’ka folur. Në Kryesi nuk ka votuar. Ia ka komunikuar Bashës vetë para disa ditësh”, janë shprehur burime brenda partisë më të madhe opozitare për “Politiko.al”.

Dje sekretari i PD Gazment Bardhi deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” se Rushaj mungoi në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD pasi vuan nga  COVID-i.

Enkelejd Alibeaj u caktua kryetari i ri grupit parlamentar të PD, ndërsa vendi i n/kryetarit të partisë iu besua Agron Gjekmarkajt.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alfred rushaj lulzim basha alfred rushaj lulzim basha

Sondazh

Poll