Aktualitet

Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut! Ndërkombëtarë, ne do vazhdojmë

16 Janar 2022, 07:05 Nga DOSJA
Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut!

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur turin e dytë të takimeve, të cilin e paralajmëroi pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Sot, me demokratët e Shkodrës, lideri historik i PD-së, në Pallatin e Sportit, tha se aksioni i ndërmarrë nga vetë ai ishte paqësor. Por i dërgoi edhe një mesazh kryedemokratit Basha. Në fjalën e tij, ish-kryeministri paralajmëroi kryedemokratin se nuk do të dinte kur të fshihej nga revolucioni, duke përsëritur edhe njëherë se është paqësor.

Berisha duke ju drejtuar ndërkombëtarëve tha se kjo është një protestë paqësore, por do të jetë e pandalshme deri në largimin e Bashës, duke e cilësuar situatën politike si më kritiken në 30 vite, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka më shumë pushtet se diktatori i fundit, Ramiz Alia. Ndërsa lidhur me sulmin e 8 janarit, Berisha tha se mbështetësit e tij, donin vetëm të nxirrnin banditët siç i quajti nga shtëpia e tyre. Megjithatë edhe njëherë premtoi se 8 janari është vetëm fillimi, duke shtuar se të gjithë ata që janë në krah të Bashës, do të dështojnë në misionin e tyre.

Ndërkohë që vetë Berisha, kishte pas vetes sot në Shkodër, figura të njohura të PD, si:  Voltana Ademi, Bardh Spahia, Lorenc Luka, Arvid Bushati, etj, ndërkohë që nga Tirana kanë mbërritur Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe të tjerë mbështetës. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një takim me demokratët e Fierit, në kuadër të forcimit të lidhjeve me bazën dhe anëtarësinë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha poston fjalimin e studentit në Shkodër: Politika sot ka qëllime djallëzore

Berisha: Do ta çlirojmë selinë e PD nga blindet dhe bandat, të kthejmë fitoren e ‘92

VD-Berisha: 8 janari është vetëm fillimi, nuk do të ndalemi deri në fitoren tonë

Berisha: Votimi i Bashës i turpshëm, në analet e historisë është akti më i turpshëm

VD-Berisha thirrje emigrantëve: Orët e demokracisë kritike, na duhet ndihma juaj!

VD-Berisha thirrje demokratëve:Hiqni dorë nga Basha, s’do ketë vrimë miu ku të futet

VD-Berisha: Rama një narko-kryeministër që po vret shpresën e të rinjve

VD-Berisha: Që nga fëmijëria, udhëtimin drejt Shkodrës e kam më emocionalin

VD-Berisha në Shkodër, nderon Rragamin, në sallë mbahet një minutë heshtje

N.kryetarja e PD, Irena Shestani: Shkodra ka luftuar gjithmonë për demokracinë

https://dosja.al/berisha-mberrin-te-pallati-i-sportit-pritet-me-ovacione-nga-simpatizantet-e-tij/

VIDEO / Berisha mbërrin në Shkodër, paradë me makinë në rrugët e qytetit

VIDEO / Takimi, Berishës i bashkohen Voltana Ademi dhe nënkryetarët e PD Shkodër

Berisha në Shkodër, Noka: Demokratët do vijnë!Askush nuk e mban peng shtëpinë e tyre

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha ne shkoder sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll