Aktualitet

“Je ‘non grata’ në Fier!’/ Pritet me PROTESTA, Basha: Berisha e kaloi vijën e kuqe

16 Janar 2022, 09:51 Nga DOSJA
“Je ‘non grata’ në Fier!’/ Pritet me PROTESTA,

FIER– Me thirrjet ‘Basha je non grata’, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e parë me qytetarët në qytetin e Fierit. Mesditën e sotme, Basha ka dalë për herë të parë pas zgjedhjeve në terren duke mbledhur mbështetësit e tij në teatrin “Bylis” të Fierit. Por është pritur me protesta nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët kanë kërkuar largimin e tij nga qyteti, duke mbajtur në duar pankarta me thirrje “Basha ik” duke e shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre ndaj drejtuesit aktual të demokratëve.

Megjithatë nën forca të shumta sigurie, Basha ka mundur që të hyjë brenda për të mbajtur një fjalim para demokratëve. Në fjalën e tij, numri një i opozitës së vendit u shpreh se lideri historik i PD, tashmë i përjashtuar nga partia që vetë e themeloi, kaloi vijën e kuqe më 8 janar kur tentoi që të hyntë në selinë blu. Ndërkohë që edhe njëherë tha se me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘3 dinozaurët e tranzicionit’, duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Por sa i përket ndryshimeve që bëri dje, duke shkarkuar kreun e grupit parlamentar, Alfred Rushajn, kryedemokrati shtoi se as nuk kishte ndërmend që të sqaronte vendimet e marra në Kryesi dhe tek njerëzit pranë tij. Ndërsa nga ana tjetër, kreu i përkohshëm i PD në Fier, Agron Kapllanaj tregoi se sipas tij protesta jashtë takimit që po zhvillon Basha me demokratët në Fier është e porositur nga Berisha. Sipas tij, mbrëmë Berisha ka telefonuar ish-kreun e PD, Luan Baçi duke e urdhëruar që të mbante protestë kundër liderit të demokratëve. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet paralelisht në takim me demokratët e Shkodrës, ku ka vijuar me thirrjet anti-Basha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha nga takimi i Fierit: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen

Pas përfundimit të takimit, Basha ulet në kafe në Fier

Basha: Tubi i oksigjenit i Ramës është Berisha

NDRYSHIMET në PD, Basha: E di që prisni të flas për këto ngjarje, nuk e kam ndërmend

Alibeaj në krye të grupit parlamentar të PD, Basha: Punë të mbarë kryetar

Basha: Berishës i kam kërkuar t’i thërriste mendve të kokës, kaloi vijën e kuqe

Trazirat në PD, Alibeaj: Kjo që po na ndodh është ndarja me një kulturë

Mburojë? Moti plot diell, Basha shkon në Fier me çadër, e hap në mes të protestuesve

Kapllanaj zbulon KËRKESËN e Berishës: Mori në telefon nën kryetarin e PD (BISEDA)

PROTESTA në Fier/ Vëllai i Agron Kapllanjat përplaset me mbështetësit e Berishës

TENSIONOHET situata në Fier, mbështetësit e Bashës përplasen me ata të Berishës

Mbërrin Basha në Fier, shpërthejnë protestuesit: Turp, ik!

“Zgjedhim të ardhmen”/Takimi i Bashës në Fier, bëhet gati salla e teatrit “Bylis”

‘Më ka bërë bllok’/ Demokrati: Basha pa pikë turpi më dërgon SMS, më thotë i nderuar

Mbështetësja e Berishës në Fier: Basha na hodhi gaz, do protestoj sa herë të dua

FRIKË për përplasje? Basha takim me demokratët, Policia e Vlorës ‘zbarkon’ në Fier

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne fier fier proteste ne fier basha ne fier fier proteste ne fier

Sondazh

Poll