Aktualitet

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, tre të arrestuar në Lezhë (EMRAT)

16 Janar 2022, 15:17 Nga DOSJA
Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, tre të

LEZHË– Aleksandër Ndoci, Alberto Ndoci dhe Amarild Fizi janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera. Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre persona kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Vihen në pranga dhe 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l.Gjithashtu, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në qytet Rrëshen, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alberto ndoci aleksander ndoci amarild fizi arrestim ne lezhe lezhe alberto ndoci aleksander ndoci amarild fizi arrestim ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll