Aktualitet

E TRISHTË! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Demir Gjergji

16 Janar 2022, 14:45 Nga DOSJA
E TRISHTË! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Demir Gjergji

TIRANË– Ditën e sotme ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij ku ka njoftur për humbjen e jetës së babait të tij.

“Shokë dhe miq të babit tim , DEMIR GJERGJI , me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi nderroi jete !Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ,me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !Faleminderit”, shkruan i biri.

Me origjinë nga Devolli i Korçës, Gjergji e kalon fëmijërinë në Manëz të Durrësit aty ku kryen dhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat. Gjatë periudhës së shkollë së mesme ai dallohet për pasionin për poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar. Shkrimi i tij i parë ka qenë një reportazh i cili botohet në gazetën “Zëri i Rinisë” për të vazhduar më pas me plot shkrime në gazetën “Drita”, “Adriatiku” dhe revistën “Nëntori”.

Në këtë kohë Demir Gjergji fillon të shkruajë dhe poezitë e tij të para, të cilat po ashtu i botohen në gazetat e kohës.

Demir Gjergji, është një emër i njohur në letrat shqipe, ku për dy dekada shërbeu si gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet demir gjergji vdes demir gjergji demir gjergji vdes demir gjergji

Sondazh

Poll