Aktualitet

Vepra të ndryshme penale, 6 në pranga, 4 të tjerë procedohen në Tiranë

16 Janar 2022, 14:46 Nga DOSJA
Vepra të ndryshme penale, 6 në pranga, 4 të tjerë procedohen

TIRANË – 6 persona u arrestuan, ndërsa 4 të tjerë u proceduan për veprat penale posedim lënde narkotike, drejtim automjeti në gjendje të dehur, refuzim të urdhrit të policisë dhe lojëra fati.

20-vjeçari R.L. ra në pranga pasi iu gjet një sasi droge e llojit cannabis sattiva. Shtetasit E.B., 26 vjeç; S.B., 30 vjeç, A.L., 36 vjeçe dhe D.S., 33 vjeç u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur. 33-vjeçari D.S. përplasi dy makina të tjera pasi ishte i alkoolizuar.

I riu Z.R. u ndalua teksa po drejtonte makinën e tij pa patentë.

Policia e kryeqytetit procedoi 3 të rinj: G. C., 22 vjeç, B. C., 26 vjeç dhe J. L., 26 vjeç, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të bërë testin e alkoolit.

17-vjeçari M.I. u procedua pasi po organizonte baste sportive me telefonin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. B., 26 vjeç, S. B., 30 vjeç, A. L., 36 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– D. S., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues shtetasin M. D., 44 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe një mjet tjetër i parkuar;

– Z. R., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:
– G. C., 22 vjeç, B. C., 26 vjeç dhe J. L., 26 vjeç, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor, për të bërë testin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin M. I.,17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne tirane policia e tiranes lojera fati ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll