Bota

Mjekja kanadeze ndihmon në lindjen e një fëmijë në mes të fluturimit

16 Janar 2022, 14:28 Nga DOSJA
Mjekja kanadeze ndihmon në lindjen e një fëmijë në mes

KATAR- Një ngjarje e bukur ka ndodhur në një avion, i cili ishte në fluturim nga nga Katari në drejtim të Ugandës. Mediat e huaja raportojnë se një mjeke kanadeze ka ndihmuar në lindjen e një fëmije gjatë fluturimit. Aisha Khatib, profesoreshë në Universitetin e Torontos iu përgjigj thirrjes urgjente nga personeli i kompanisë Qatar Airways, se një grua shtatëzën kishte nevojë për ndihmë. 

“Pashë turmën e njerëzve që ishin mbledhur përreth pacientes. Sapo u afrova pashë një grua të shtrirë në ulëse dhe kokën e mbante lart. Foshnja thjesht po dilte. Pashë se foshnja dhe nëna ishin mirë, dhe pa u menduar i thash “urime, është vajzë”. Më pas i tërë aeroplani filloi të duartroket dhe brohoras”, tha mjekja kanadeze.

Si nëna ashtu edhe foshnja u raportua se janë në gjendje të mirë dhe nëna në shenjë mirënjohjeje i vendosi vajzës së porsalindur emrin e mjekes kanadeze.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aisha khatib katar aisha khatib katar

Sondazh

Poll