Bota

Tajlanda regjistron viktimën e parë nga Omicron, rivendoset karantina për udhëtarët

16 Janar 2022, 13:29 Nga DOSJA
Tajlanda regjistron viktimën e parë nga Omicron, rivendoset karantina

TAJLANDË – Një grua 86-vjeçare nga provinca jugore e Songhla është viktima e parë nga varianti Omicron në Tajlandë. Lajmi u dha nga autoritetet shëndetësore atje, që bënë me dije se gruaja e moshuar, ishte e sëmurë me Alzheimer. Autoritetet tajlandeze morën vendimin që të rivendosin karantinën e detyrueshme për turistët dhe vizitorët e huaj.

Në Tajlandë deri më tani, janë regjistruar më shumë se 10,000 raste të variantit Omicron. Tajlanda raportoi sot 8,077 raste të reja dhe 9 vdekje, duke e çuar numrin e rasteve që nga fillimi i pandemisë në 2020 në 2.3 milionë dhe numrin e vdekjeve në pothuajse 22,000. Gati 66% e rreth 72 milionë banorëve janë vaksinuar me dy doza të koronavirusit dhe rreth 14.9% me një dozë përforcuese.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota omicron tajlande omicron tajlande

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2022, 12:06

Tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter në Greqi

GREQI- Një tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter, ka rënë në Greqinë. Tërmeti i madh me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në një zonë detare 2...