Bota

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve: Deri tani kanë votuar 8,99 % e qytetarëve

16 Janar 2022, 14:04 Nga DOSJA
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve: Deri tani kanë votuar 8,99 % e

SERBI- Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka njoftuar se deri në orën 12 kanë votuar 8,99 % e qytetarëve. Mediat e huaja raportojnë se në rajonin e Beogradit pjesëmarrja deri në mesditë është 7,89%, në Vojvodinë 11,07% , në rajonin e Shumadisë dhe Serbisë Perëndimore 7,74% dhe në rajonin e Serbisë Jugore dhe Lindore 8,47%.

Kryetari i KQZ-së, Vladimir Dimitrijeviç, tha se janë mbyllur dy vendvotime, përkatësisht vendvotimi numër 72 në Prokuple dhe numri 13 në Koceljevë, pasi mungojnë pjesë nga listat e votuesve.

Gjithsej 2333 vëzhgues vendas dhe 12 vëzhgues të huaj po monitorojnë referendumin. Ndër vëzhguesit vendas janë CRTA, Qytetarët në Gardë, CeSID, Obraz, Sovranistët, Qendra dhe ndër të huajt janë Këshilli i Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë, Shoqata e Mbështetjes së Perëndimit.

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, Serbia mban sot Referendumin, nis votimi

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni referendumi ne serbi 16 janar 2022 vladimir dimitrijeviç referendumi ne serbi 16 janar 2022 vladimir dimitrijeviç

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2022, 12:06

Tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter në Greqi

GREQI- Një tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter, ka rënë në Greqinë. Tërmeti i madh me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në një zonë detare 2...