Bota

Policia i vihet mbrapa makinës së dyshuar, sekuestrohen 5 kg drogë në Gjilan (FOTOT)

16 Janar 2022, 13:01 Nga DOSJA
Policia i vihet mbrapa makinës së dyshuar, sekuestrohen 5 kg

KOSOVË- Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve-DHTN pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, se disa persona janë duke transportuar substancë të dyshuar narkotike, i janë vënë mbdapa makinës së dyshuar. Mediat vendase raportojnë se policia ka arritur të arrestojë personin e dyshuar si dhe ka sekuestruar rreth 5 kg drogë në udhëkryqin Novobërdë-Gjilan në fshatin Llabjan.

Njoftimi i policisë: 

Gjatë këtij tentimi për ta ndaluar veturën e dyshuar të cekur më lart, personat e dyshuar në veturë duke mos ju bindur urdhrave të zyrtarëve policor kanë ikur me shpejtësi nga ai lokacion dhe policia menjëherë është aktivizuar në ndjekjen e tyre. 

Pas rreth një kilometër (1 km) nga lokacioni fillestar, zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë veturën e dyshuar ku edhe është arrestuar një person, kurse personi tjetër ka arritur të largohet duke tentuar që edhe substancën narkotike ta marrë me vete.  Gjatë ndjekjes nga policia, i dyshuari e ka hedhur substancën narkotike me ç’rast janë konfiskuar 5 kg 185 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, vetura e dyshuar dhe shuma e parave prej 925 euro. 

Personit të dyshuar i  është caktuar masa e ndalimit dhe një person tjetër i dyshuar për rastin ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet policore.

(F.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet 1 person droge e sekuestruar gjilan arrestohet 1 person droge e sekuestruar gjilan

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2022, 12:06

Tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter në Greqi

GREQI- Një tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter, ka rënë në Greqinë. Tërmeti i madh me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në një zonë detare 2...