Bota

Bilanci/ Asnjë viktimë dhe 770 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 Janar 2022, 13:49 Nga DOSJA
Bilanci/ Asnjë viktimë dhe 770 raste të reja me COVID-19 në

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 770 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.

Njoftimi: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651. Në total numri i rasteve aktive është 4.489.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove bilanci i covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2022, 12:06

Tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter në Greqi

GREQI- Një tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter, ka rënë në Greqinë. Tërmeti i madh me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në një zonë detare 2...