Bota

Bëri shaka me policinë në Tik Tok, arrestohet ish-konkurrenti i “It’s my Love”

16 Janar 2022, 12:36 Nga DOSJA
Bëri shaka me policinë në Tik Tok, arrestohet ish-konkurrenti i

KOSOVË- Ish-konkurrenti i “It’s my Love” Dardi, pasi është tallur me Policinë e Kosovës është arrestuar. Në një video të publikuar në “Tik-Tok”, ai shihet teksa thërret forcat e rendit në telefon dhe iu thotë që i kanë dalë pritë në rrugë. Me vendim të prokurorit Dardi do të mbahet në paraburgim për 48-orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherit ta arrestoi personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë  policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).

Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Duke parë angazhimet dhe nevojën për veprime policore në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve që kanë nevojë për prezencë policore, rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla.

Policia e Kosovës do të vazhdojë  të jetë e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore dhe kushtetuese si dhe ofrimin e ndihmës dhe sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni showbiz dardi kosove video per tik tok dardi kosove video per tik tok

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2022, 12:06

Tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter në Greqi

GREQI- Një tërmet me madhësi 5.3 i shkallës Rihter, ka rënë në Greqinë. Tërmeti i madh me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në një zonë detare 2...