Bota

Protesta për referendumin serb në Kosovë, njësia speciale vendoset në veri (VIDEO)

16 Janar 2022, 11:49 Nga DOSJA
Protesta për referendumin serb në Kosovë, njësia speciale

KOSOVËForca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot në pjesën veriore të Kosovës. Klan Kosova raporton se njësia Speciale po monitoron aty situatën, një ditë pasi Kosova ndaloi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës. Pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës kanë vendosur xhipa dhe automjete të blinduara, përballë komunave veriore të Zveçanit dhe Leposaviqit dhe postbllokut në Jarinje.

Qytetarët serbë mëngjesin e sotëm kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për moslejimin e mbajtjes së referendumit. Ata tani kanë filluar të shkojnë në mënyrë të organizuar për të marrë pjesë në votimin për referendum që po mbahen në Serbi. Protesta përfundoi dhe deri tani situata është e qetë dhe nuk raportohet për tensione.

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, Serbia mban sot Referendumin, nis votimi

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni njesia speciale referendumi ne serbi 16 janar 2022 njesia speciale referendumi ne serbi 16 janar 2022

Sondazh

Poll