Bota

VD/ Tronditëse! Djali shtyn në shina gruan në Belgjikë! Shpëton për mrekulli

15 Janar 2022, 18:53 Nga DOSJA
VD/ Tronditëse! Djali shtyn në shina gruan në Belgjikë!

BRUKSEL – Një djalë i ri u arrestua nga policia belge pasi u identifikua si personi që tentoi të vriste një grua në stacionin hekurudhor të Rozherit në Bruksel. Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse të ditës së hënë, kur i riu i veshur me rroba të errëta pret momentin kur afrohet treni dhe shtyn me forcë një grua drejt shinave. Ngjarja mund të ishte tragjike nëse makinisti i trenit nuk do të frentonte në çastin e fundit. Pas këtij veprimi, personi që të tentoi të vriste gruan largohet nga stacioni.

E gjithë skena u filmua nga një kamera sigurie në metronë e Rozherit. Hetuesit dhe efektivët e rendit mundën të siguronin foton e agresorit dhe pas 4 ditësh kanë mundur ta arrestojnë atë.

Ndaj tij rëndon akuza e tentativës së vrasjes me dashje. Për të verifikuar shëndetin mendor të djaloshit, hetuesit kanë dërguar një psikiatër për të konstatuar nëse është i qëndrueshëm apo jo mendërisht.

(⚠️Vidéo choc)
Tentative de meurtre dans la station de métro Rogier à Bruxelles ce vendredi vers 19h40. pic.tëitter.com/dT0ag5qEFu

— Infos Bruxelles?? (@Bruxelles_City) January 14, 2022

Burimi: Protothema

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bruksel bruksel

Sondazh

Poll