Sport

Da Silva e ofendoi, Brdaric i përgjigjet brazilianit: Një ditë do e kuptojë që…

15 Janar 2022, 21:32 Nga DOSJA
Da Silva e ofendoi, Brdaric i përgjigjet brazilianit: Një ditë do

TIRANË– Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Tiranës. Një rezultat që te ekipi shkodran e kanë përjetuar si humbje duke parë mundësitë e shumta që kishin kuqeblutë. Në përfundim të takimit, trajneri Thomas Brdaric përgëzoi skuadrën e tij, ndërsa shpjegoi edhe incidentin me Da Silvan.

“Da Silva? Mendoj se në ishim në trysni se na sinjalizuan doktorët se duhej zëvendësuar dhe e bëmë me shpejtësi, sepse kur jemi me një më pak është problem. Çdokush duhet të pranojë një gjë të tillë kur zëvendësohet.

Mendoj se ka shumë adrenalinë gjatë ndeshjes. Nuk kishim plan ta ndërronim, por duhet të pranojmë edhe që reagimi nuk ishte i mirë. Duhet të flasim se ai nuk e kuptoi që ishte çështje kohe që duhej të ndërrohej.

Po punojmë mirë, kemi një komunikim të mirë brenda, ai duhet të kuptojë se nuk ishte mirë, duhet një mirëkuptim. Nuk është se luajti keq e bëmë një zëvendësim pa sens. Mendoj se natën mbrapa, kur të ketë një dhimbje koke, do ta ketë një ide më të qartë të asaj që ka ndodhur”, tha Brdaric.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brdaric vllaznia brdaric vllaznia

Sondazh

Poll