LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli Kombëtar!Basha shkarkon Rushajn nga PD, zëvendësohet me Alibeajn,NDRYSHIMET

15 Janar 2022, 07:47 Nga DOSJA
Këshilli Kombëtar!Basha shkarkon Rushajn nga PD,

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori disa vendime drastike ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kreu i PD-së vendosi ndryshimin e kreut të grupit parlamentar të PD, ku do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Tashmë drejtimi i grupit i ka kaluar Enkelejd Alibeaj, ndërsa nënkryetar është vendosur Agron Gjekmarkaj. Duke e quajtur këtë si një vendim të dakortësuar, Basha tha se largimi i Rushajt nga pozicioni ishte me konsensus. Ky largim mbetet ende i paqartë duke qënë se Rushaj nuk ishte prezent në mbledhje si dhe në selinë blu, që pas trazirave të 8 Janarit. Burime për Dosja.al thonë se Rushaj nuk është paraqitur më në PD pasi nuk ka qënë dakord me vendimet e marra nga kryedemokrati Lulzim Basha. Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se Rushaj është rëndë me Covid ndaj pozicioni i tij i kaloi Enkelejd Alibeaj.

Basha ka zëvendësuar mbështetësit e Berishës nga komisionet parlamentare dhe sekretariatet, të cilët i ka përjashtuar apo pezulluar.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është propozuar që Grida Duma të jetë Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë. Flutura Açka është propozuar si kryetare e Komisionit të Arsimit, nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi. Sekretariati për Buxhetin është propozuar që sekretar të jetë Xhelal Mziu. Në sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën, është propozuar Bledion Nallbati si anëtar. Dashnor Sula si sekretar në sekretariatin për Statusin e Deputetit. Ndërsa në sekretariatin për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet është propozuar Lindita Metaliaj si anëtare.

NDRYSHIMET:

-Kreu i grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj, zëvendëson Alfred Rushajn

-Nënkryetar i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, zëvendëson Enkelejd Alibeajn

-Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma, zëvendëson Albana Vokshin

-Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka, zëvendëson Agron Gjekmarkajn

-Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi, zëvendëson Flamur Nokën

-Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

-Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

-Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

-Alfred Rushaj nuk do të jetë më as nënkryetar i PD

Gjatë mbledhjes është miratuar edhe rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar të PD. Në rregulloren e re parashikohet zëvendësimi i mbi 220 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët mbështetën Sali Berishën dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në fillim të mbledhjes, Basha tha se 8 janari është vija e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj, si dhe tha se kundërshtari i vetëm i opozitës është kryeministri Edi Rama.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga demokratët vjen disa ditë pas trazirave që shoqëruan protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për rimarrjen e Partisë. Berisha me të tijët shkuan për të nxjerrë nga selia kryetarin e shkarkuar prej tyre me referendum, Lulzim Basha, por u përballën me gaz lotsjellës që vinte nga brenda selisë dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Berisha u zotua se selia do të merret dhe Basha do të largohet, por deri më tani, palët janë ende në pozicionet e tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ZËVENDËSIMET/ Nga Vokshi, Bylykbashi e Këlliçi, Basha largon mbështetësit e Berishës

Vendim me dakordësi?/ ENIGMA e shkarkimit të Rushajt nga PD, Basha gënjen?

Miratohet në parim Rregullorja e Brendshme e PD! Zëvendësohen mbi 200 anëtarë

Basha për Berishën: 8 janari, vija e kuqe e ndarjes me organizatorët e dhunës

Shkarkohet Rushaj, në vend të tij Basha vendos Alibeajn dhe Gjekmarkajn

NDRYSHIMET/ Pas përplasjeve, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës në PD

Basha: Një pakicë brenda nesh po na lufton, vendim i duhur përjashtimi Berishës

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore keshilli kombetar i pd pd mbledh keshillin kombetar keshilli kombetar i pd pd mbledh keshillin kombetar

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE