Sport

Presidenti Duka homazh dhe ngushëllime për humbjen e ikonës Rramazan Rragami…

15 Janar 2022, 15:29 Nga DOSJA

TIRANE Armand Duka, president i FSHF-së, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Rragami dhe komunitetin e futbollit shqiptar, për ndarjen nga jeta para pak çastesh të një ikone, si ish-futbollisti dhe trajneri i shquar shkodran, Rramazan Rragami. Në faqen e tij në “Facebook”, ai shkruan:

“Të dashur miq,
U trishtova pa masë kur mësova pak minuta më parë se Rramazan Rragami është ndarë nga jeta. Rragami do të mbahet mend dhe do të kujtohet gjithmonë si një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij kombëtar.
Pas një karriere të shkëlqyer si futbollist me Vllazninë ai arriti suksese shumë të madhe si trajner. Historik do të mbetet kontributi i tij në krah të Shyqyri Rrelit në sukseset e Shpresave ne 1978 dhe 1981 ku arritën të shpallin Shqipërinë kampione Ballkani.
Si trajner i parë ai arriti suksesin më të madh në historinë e Shpresave, duke arritur ta dërgojë Shqipërinë në çerekfinalet e Kampionatit Europian.
Nē këtë moment të vështirë për familjen e tij dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rragami. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar,”-
shkruan presidenti Duka.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka meta dekoron shoqërinë sportive "vllaznia" një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran president i fshf-se rramazan rragami është ndarë nga jeta si futbollist me vllazninë vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë vllaznia kryeson superioren armand duka meta dekoron shoqërinë sportive "vllaznia" një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran president i fshf-se rramazan rragami është ndarë nga jeta si futbollist me vllazninë vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë vllaznia kryeson superioren

Sondazh

Poll