Sport

Magjia e De Bruyne çon City-n drejt arratisjes, Chelsea humb dhe shkon -13 pikë larg

15 Janar 2022, 14:46 Nga DOSJA
Magjia e De Bruyne çon City-n drejt arratisjes, Chelsea humb dhe shkon

ANGLI– Manchester City-Chelsea nuk zhgënjen pritshmëritë, ndeshja mes dy skuadrave që ndajnë dy vendet e para ofroi spektakël për 90 minuta, pavarësisht se u shënua vetëm një gol.

“Qytetarët” drejtuar nga Pep Guardiola fitojnë me shifrat 1-0, ishte goli i De Bruyne që 20 minuta nga përfundimi i takimit shënoi një gol fantastik duke e bërë të pavlefshëm reagimin e portierit Kepa. Chelsea bëri shumë pak për të rrezikuar portën e Ederson. Lukaku apo edhe Werner treguan formën e dobët që po kalojnë.

Kështu, Manchester City konfirmon edhe njëherë se është pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion këtë sezon në Premier Legue. Ata ngjiten në kuotën e 56 pikëve dhe janë shkëputur me 13 pikë nga rivali i vendit të dytë, Chelsea. Megjithatë, Liverpool mund të ngushtojë diferencat pasi ka ende dy ndeshje për të luajtur

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea manchester city chelsea manchester city

Sondazh

Poll