Sport

Nadal: “Jam i lodhur nga situata, “Australian Open” më rëndësishëm se një lojtar

15 Janar 2022, 15:49 Nga DOSJA

AUSTRALI – “Sinqerisht, jam pak i lodhur nga situata. “Australian Open” është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai luan, në rregull. Nëse ai nuk luan, “Australian Open” do të jetë një Grand Slam i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im”.

Kështu tenisti spanjoll Rafa Nadal e ka komentuar situatën më të fundit të Novak Djokovic në Australi. Ndryshe nga tenisti serb, ai është vaksinuar.

Në Grand Slamin “Australian Open” deri tani janë rregistruar dhe do të marrin pjesë 97 tenistë nga 100 lojtarët më të mirë të renditjes ATP dhe 96 teniste femra nga Top 100 të renditjes WTA.

“E gjithë kjo mund të ishte shmangur, siç bëmë të gjithë, duke u vaksinuar, duke bërë të gjitha gjërat që duhej të bënim për të ardhur këtu në Australi”,- ka thenë kampionia Garbine Muguruza, 28 vjeç dhe numri 3 në renditjen e femrave. “Të gjithë i dinin rregullat shumë qartë. Thjesht duhet t’i ndiqni ato. Nuk mendoj se është aq e vështirë,”- shtoi Nadal.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australian open grand slam-in e “australian open” nuk do të marrë pjesë në “australian open” për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic rafa nadal australian open grand slam-in e “australian open” nuk do të marrë pjesë në “australian open” për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic rafa nadal

Sondazh

Poll