FOTO/ Infektimet në rritje, PS mbledh Kongresin Rinior, të ftuarit pa maska
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur gjatë Kongresit të Rinisë së Partisë Socialiste ku qindra të rinj morëm pjesë. Nga pamjet shihen politikanët por ed...
TIRANË– Ndërsa fëmijët rriten prindërit janë në kërkim të kurseve, shkollave për edukimin e tyre. Si duket në kohët ku jetojmë të rrethuar nga mënyrat e avancuar të kurimit dhe trajtimeve estetike është gjetur edhe një zgjidhje për vajzat e vogla të shumë nënave. Tashmë vajzat nga mosha 3-6 vjeç kanë parukerinë e tyre. Një fenomen i rrallë dhe i çuditshëm, ku të miturat reklamohen në biznesin e hapur së fundmi në Tiranë. Vogëlushet mund të marrin të njëjtat trajtime si nënat e tyre. Vajzave të vogla iu ofrohet trajtim fytyre, veshje pasarele, manikyr, pedikyr dhe grim.
Lektori i Universitetit Mesdhetar të Tiranës, Edon Qesari me anë të një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin për hapjen e një parukerie për vajzat e vogla. Ai e shikon të papranueshëm faktin që televizionet shqiptare reklamojnë këtë lloj biznesi.
Postimi i plotë:
Që jetojmë në kohëra idiote (dhe të sunduara prej debilosjes masive), është diçka përgjithësisht e pranuar. Por që në kanale televizive të programuara për fëmijë, e që ndiqen nga fëmijë nga mëngjesi në darkë, të trasmetohen pa pikën e vetëpërmbajtjes dhe turpit reklama për: sallone bukurie vajzash 3-6 vjeç, trajtime estetike dhe veshje të modeluara pasarele për minorenë, me pedikyre, shpëlarje, pudrosje, manikyre dhe tualetosje parapërgatitore për festa mondane ditëlindjesh high-class të llojit medemek-borgjezi kodërdiellore; që nuk i lënë fëmijët ta jetojnë moshën e tyre, me lodrimet dhe edukimin që u venë përshtat, por që në bashkëpunim me prindër (të cilët, s’do mend janë) hajvanë, i kukullosin dhe parafabrikosin të vegjëlit si miniatura gomerësh të paguar nga televizionet shqiptare për t’u përputhur dhe për t’u sjellë si princër e princesha Versaje apo Sohoje, ndërkaq që mbeten shimpaze të pagdhendur Blloku dhe Place; e po thosha, të gjitha këto nuk janë vetëm dëshmi kohërash të populluara nga debilë dhe anadollakë, por edhe të yshtura nga pedofilë të ndyrë.
(f.i/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur gjatë Kongresit të Rinisë së Partisë Socialiste ku qindra të rinj morëm pjesë. Nga pamjet shihen politikanët por ed...
TIRANË – Thoma Jano është rizgjur Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ai ka qenë i vetmi kandidat që ka shprehur interes.Në n...
FUSHË ARRËZ- 15 banesa janë raportuar të dëmtuara nga tërmeti 4.8 ballë që ra mbrëmjen e kaluar. Mësohet se 10 banesa janë dëmtuar në Njësinë Administ...
LEZHË – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje është shënuar paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur mes ...
PUKË – Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga b...
TIRANË – Partia Demokratike ka publikuar një video në rrjetin social Facebook në të cilën shprehet se Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë njerëzit që...
SHQIPËRI – Moti i keq dhe me temperatura të ulëta, të cilat kanë arritur deri në -7 gradë celcius, kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të vendit, v...
TIRANË – Këshilli i Ministrave ka bërë gati një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga rekurset për ankimimin e vend...
KOSOVË – E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth ...
TIRANË- Një 30 vjeçar shqiptar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, është arrestuar për trafik droge. Primocanale shkruan se shqiptari nuk ishte i panjo...