Politike

Protesta e 8 janarit, Këlliçi: Kamerat e katit të dytë të PD u mbuluan me natriban

14 Janar 2022, 19:29 Nga DOSJA
Protesta e 8 janarit, Këlliçi: Kamerat e katit të dytë

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi pretendon se kamerat në katin e dytë të godinës së PD janë mbuluar me natriban (letër ngjitëse) për të mos regjistruar pamjet e protestës së 8 janarit. Në emisionin “Radari Informativ”, Këlliçi kërkoi nga Prokuroria e Tiranës që të verifikohen pamjet e datës 7 janar në selinë e PD për të verifikuar nëse është kryer diçka e fshehtë në godinën e PD.

Kam një informacion, kam burimet e mia që më thonë se kur janë sekuestruar serverat në PD në katin e dytë kamerat, kanë qenë të veshura me natriban për të fshehur të gjitha ngjarjet në katin e dytë. Nëse prokuroria do të bëjë transparencë, mjafton të hapë kamerat e një dite më parë. E marrin përgjigjen me filmimet në disa ambiente. Të nxjerrë datën 7 janar dhe 8 janar, s’besoj se ka arsye që mund të bësh kamerat me natriban nëse nuk ke diçka për të fshehur”, tha Belind Këlliçi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit belind kelliçi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll