Politike

FT/ “Mesazhi në Whatsapp, për të thyer xhamat”, Logu reagon për bisedën Meta-Këlliçi

14 Janar 2022, 17:56 Nga DOSJA
FT/ “Mesazhi në Whatsapp, për të thyer xhamat”, Logu

TIRANË – Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Besart Logu reagoi në Facebook pas deklaratës së presidentit Ilir Meta sot në Presidencë se i kërkoi ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi në Whatsapp që të mos preknin makinat në godinën e PD gjatë protestës së 8 janarit, pasi mund të konsiderohej si provokim.

Në një postim të fundit, Logu shkruan se mesazhi i Metës për Këlliçin ngjante më tepër si nxitje për të thyer xhamat e makinave në selinë blu sesa si thirrje për vetëpërmbajtje. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e shoqëron komentin e tij me foto të xhamave të thyera të automjeteve në oborrin e ndërtesës së partisë më të madhe opozitare.

POSTIMI I BESART LOGUT:
Ai komunikimi në Whatsapp dukej më tepër si kujtesë për të thyer xhamat se sa thirrje për vetëpërmbajtje.

Në mesazhet mes Metës dhe Këlliçit, shihet se fillimisht ditën e protestës ka qenë Këlliçi, i cili e ka informuar Presidentin Meta në lidhje me mbarimin e mbledhjeve organizative me të rinjtë, ndërsa menjëherë kreu i shteti i kthen përgjigje ku i bën thirrje që të tregojnë kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr se ky ishte provokim. Këtij mesazhi, Këlliçi i përgjigjet pozitivisht duke i thënë: Po, po, s’bëhet fjalë!

LEXO DHE KËTË:

ME FOTO/ Mesazhi në WhatsApp! Meta-Këlliçit: KUJDES! Makinat janë provokim

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi besart logu ilir meta perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit belind kelliçi besart logu ilir meta perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll