Politike

Endri Hasa: Demokratët i kanë ndarë duart nga Berisha, PD nuk gënjehet

14 Janar 2022, 17:26 Nga DOSJA
Endri Hasa: Demokratët i kanë ndarë duart nga Berisha, PD nuk

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa është shprehur se PD-ja nuk do të shëndrohet në ‘kokë dashi’ për betejën personale të ish-kryeministrit Sali Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Hasa shkruan se demokratët janë ndarë përgjithmonë nga e shkuara dhe po shohin vetëm të ardhmen.

Postimi i Plotë:

As dhuna dhe as gënjeshtrat e Sali Berishës nuk do shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij, ata u ndanë përgjithmonë nga e shkuara dhe po ecin drejt të ardhmes.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike endri hasa sali berisha endri hasa sali berisha

Sondazh

Poll