Politike

‘Micro Folie’/Prezantohet nisma,Rama: Do sjellim autobus lëvizës për operan, teatrin

14 Janar 2022, 16:39 Nga DOSJA
‘Micro Folie’/Prezantohet nisma,Rama: Do sjellim autobus

TIRANË– Kryeministri Edi Rama hapi dyert e ‘Micro Folie’. Kjo është hapësira e re e cila u prezantua dhe nga Dosja.al në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Rama e quan këtë vit si vitin e Tiranës dhe të Rinisë, ndaj pohoi se do të vijojnë të sillen në vend risi të reja. Një prej tyre lidhet me një aubobus lëvizës që sipas tij do të shërbejë për transportin në komunitet për operan, teatrin dhe vepra të tjera.

Më vjen mirë që u arrit të hapet në fillim të këtij viti që është viti i Tiranës. Viti që ne duam t’ja dedikojmë rinisë, strukturë që vjen nga Franca. Do sjellim dhe një risi tjetër, një autobus lëvizës që con në komunitet operan, teatrin, veprat.Së shpejti do të sjellim autobusin e parë por jo të vetmin.’-tha Rama.

POSTIMI I RAMËS NË FACEBOOK:

Në hapësirën më të re dhe kreative “Micro Folie”, që afron më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin. Ky projekt, dedikuar industrisë kreative është krijuar në Francë por tashmë do të hap siparin në Tiranë si Kryeqyteti Europian i Rinisë“Micro Folie” përfshin muze digjital, laborator dhe lojëra me qëllim informimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtëve me artin vendas dhe botëror

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll