Bota

Mbretëria e Bashkuar drejt eliminimit të ‘Green Pass’ nga 26 janari

14 Janar 2022, 20:32 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar drejt eliminimit të ‘Green Pass’ nga

BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar pritet të eliminojë certifikatën e vaksinimit ose të quajtur ndryshe “Green Pass”. Mediat e huaja raportojnë se vendimi pritet të merret më më 26 janar, kur do të rishikohen masat kundër Covid-19.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Sajid Javid, ky vendim vjen pasi shenjat për pandeminë janë inkurajuese dhe sistemi shëndetësor do të ishte në gjendje të përballonte përhapjen e variantit Omicron . Numri i rasteve ditore ka ardhur në rënie graduale që nga 5 janari, po ashtu janë në rënie edhe shtrimet në spital.

Gjithashtu mendohet të hiqet mundësia për të punuar nga shtëpia, ndërsa mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqanet pritet të mbetet në fuqi. Këto ndryshime vijnë mes të dhënave inkurajuese nga javët e fundit në ishull.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani green pass sajid javid britani green pass sajid javid

Sondazh

Poll