Bota

Referendumi i Serbisë/Bulliqi: Presioni që po i bëhet Kurtit është i papranueshëm

14 Janar 2022, 17:42 Nga DOSJA
Referendumi i Serbisë/Bulliqi: Presioni që po i bëhet Kurtit

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se presioni që po i bëhet Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovës është i papranueshëm. Me anë të një postimi në Facebook, Bulliqi është shprehur se askujt nuk po i cënohet e drejta e votimit.

“Presioni që po i bëhet Qeverisë Kurti për mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës është i papranueshëm. Praktikat ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës e definojnë qartë çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në referendumin e një shteti të huaj. Askujt nuk po i cenohet e drejta e votimit, qytetarët serbë në Kosovë me dyshtetësi kanë dy mundësi votimi: përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Mbajtja e referendumit të Serbisë brenda territorit të vendit tonë synon të sfidojë dhe minojë demokracinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Institucionet kundër hapjes së qendrave të votimit në Kosovë

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti referendumi ne serbi shpejtim bulliqi albin kurti referendumi ne serbi shpejtim bulliqi

Sondazh

Poll