Bota

Tragjedia e ‘Costa Concordias’, kapiteni po kalonte momente intime para përplasjes

14 Janar 2022, 18:25 Nga DOSJA
Tragjedia e ‘Costa Concordias’, kapiteni po kalonte momente intime

ITALI – Kapiteni i kroçeres “Costa Concordia” Francesco Schettino vazhdon të sulmohet për tragjedinë e 13 janarit 2012 ku 32 persona në kroçere humbën jetën pas përplasjes së saj me një shkëmb në ujërat e Toskanës.

Mediat e huaja raportojnë se disa orë para përplasjes, 52-vjeçari po kalonte momente intime me të dashurën e tij Domenica Cemortan. Ai ia la detyrën e komandimit të kroçeres vartësve të tij. Në një moment, Schettino pikasi një shkëmb nënujor dhe kërkoi menjëherë të bëhej kthesë për të shmangur përplasjen, por reagimi u bë shumë vonë.

Një tjetër shkak madhor në tragjedinë e “Costa Concordia” është fakti se radari i saj nuk ka funksionuar në momentin e përplasjes në 300 m nga bregdeti.

Pas ngarjes, Schettino dëshmoi në gjyq se rrëshqiti nga anija, ra në një varkë shpëtimi dhe nuk mundi të kthehej pas. Gjatë operacionit të ndërhyrjes për shpëtimin e 3229 pasagjerëe, një oficer i Rojes Bregdetare i ulëriti kapitenit të kroçeres: “Merru me rrëmujën te anija, ti s’do t’ia dish”.

Përplasja me një shkëmb nënujor shkaktoi çarje 70 m në trupin e “Costa Concordias”. Depërtimi i ujit në brendësi të kroçeres shkaktoi animin e saj. Reagimi i stafit për organizimin e shpëtimit të pasagjerëve erdhi një orë pas përplasjes. Për fatin e keq, 32 persona humbën jetën.

Kapiteni i “Costa Concordias” Francesco Schettino u dënua me 16 vite burg pasi braktisi anijen. Ai konsiderohet fajtori kryesor për aksidentin tragjik.

Burimi: The New Zealand Times

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll