Bota

Mes tensioneve, Presidenti i Ukrainës fton Biden dhe Putin në bisedim trepalësh

14 Janar 2022, 20:01 Nga DOSJA
Mes tensioneve, Presidenti i Ukrainës fton Biden dhe Putin në bisedim

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka ftuar Joe Biden dhe Vladimir Putin të takohen me të mes tensioneve me Rusinë përgjatë kufirit. Mediat e huaja raportojnë se shefi i administratës presidenciale të Ukrainës, Andriy Iermak deklaroi se Kievi ka propozuar që takimi të mbahet virtualisht.

“Ne jemi ende në pritje të përgjigjes nga pala ruse, por partnerët tanë amerikanë e kanë mirëpritur propozimin tonë me njëfarë interesi. Unë mendoj se është një pozicion proaktiv, duke përfshirë Ukrainën në negociata. Nëse bëhet fjalë për diskutimin e arkitekturës së sigurisë në Evropë, është e nevojshme të përfshihet Ukraina”-tha Iermak.

Zyrtarët nga Uashingtoni dhe Moska u mblodhën në Gjenevë, Zvicër, në fillim të kësaj jave për të diskutuar sigurinë, e cila u pasua nga bisedimet midis Rusisë dhe NATO-s.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andriy iermak joe biden vladimir putin volodymyr zelenskyy andriy iermak joe biden vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll