Bota

VD/ “Jepi, hidhu!”, pamje spektakolare, derri ‘ia mbath’ nga kamionçina në Ukrainë

14 Janar 2022, 17:37 Nga DOSJA
VD/ “Jepi, hidhu!”, pamje spektakolare, derri ‘ia mbath’

UKRAINË – Një video pikante po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Një derr ia ka dalë të shpëtojë nga kamionçina e një fermeri, i cili po ecte në rrugën e qytetin Mukachevo në Ukrainë.

E gjithë pamja është filmuar nga një shofer, i cili ndodhej pas kamionit të fermerit. Në video, ai dëgjohet duke inkurajuar derrin të dalë nga kamionçina.

“Jepi, nuk je larg, jepi. Jepi, kërce. Tani je poshtë”, dëgjohet shoferi që inkurajon derrin të arratiset nga kamionçina.

Pas del në rrugë, shoferi ndalon makinën, por duket se fermeri e kupton që derri ia ka mbathur dhe vetë frenon kamionçinën. Nuk dihet se cili prej tyre ka mundur ta marrë derrin me vete.


Burimi: Metro

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota derr i eger derr i eger

Sondazh

Poll