Bota

PDK: Nuk marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme, Kurti i shmanget përgjegjësisë

14 Janar 2022, 18:45 Nga DOSJA
PDK: Nuk marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme, Kurti i

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës s’do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për referendumin e Serbisë në Kosovë. Gazeta Express shkruan se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në parlament, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i shmanget përgjegjësisë. Sipas Tahirit një seancë e tillë, është krejtësisht e pa nevojshme.

“Për ne mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues. Në këtë kuadër, ne i kemi parapri dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e Quintit dhe veçmas me SHBA, pra në raport me këtë çështje. Edhe pse kemi një qëndrim të qeverisë, qeveria dhe mazhoranca kanë bërë thirrje për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për nesër për të shtruar këtë temë dhe për debat në Kuvendin e Kosovës. PDK e sheh krejt të pa nevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme. Ne i kemi dhënë mbështetje një parimi të cilin qeveria e ka shty përpara dhe mendojmë se kjo nuk ka nevojë të prodhojë debat të mëtutjeshëm, prandaj konsiderojmë të panevojshme mbajtjen e një seance të tillë e cila është përpjekje për shmangie të përgjegjësisë nga qeveria e Kosovës. I bëjmë me dije kryeministrit se zbatimi i ligjeve dhe vendimeve që rrjedhin nga ligjet është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe jo Kuvendit”, tha Tahiri.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Institucionet kundër hapjes së qendrave të votimit në Kosovë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri albin kurti referendumi ne serbi abelard tahiri albin kurti referendumi ne serbi

Sondazh

Poll