Politike

Pas shkarkimit, sa shpresë ka Zef Hila të mos largohet, çfarë parashikon Kushtetuta

28 Qershor 2019, 11:11 Nga DOSJA
Pas shkarkimit, sa shpresë ka Zef Hila të mos largohet,

Shkodër Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm ka deklaruar  se do të kërkojë shkarkimin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hilës, pas tensioneve në KZAZ e Bushatit.

Por çfarë thotë Kushtetuta?

Sipas pikes 2 te nenit 115, “organi i shpërndarë ose shkarkuar mund të ankohet në gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve dhe në këtë rast vendimi i KM pezullohet”. Me tej, theksohet se ” Ne rastin e mos-ushtrimit te së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose ne rastin e lënies në fuqi të VKM nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti Republikës cakton datën e zgjedhjeve ne njësinë vendore përkatëse’. Por duhet të themi se nuk kemi Gjykatë Kushtuese dhe me shumë mundësi do të ngelet në fuqi VKM-ja.

Pasditen e djeshme, fill pas disa orësh që presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, tensione të forta nisën në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dëshpërimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kzaz në bushat kushtetuta për zef hilën shkarkohet zef hila djegia e kzaz në bushat kushtetuta për zef hilën shkarkohet zef hila

Sondazh

Poll