Politike

“#Edheunë”, aktorë e pedagogë mbështesin nismën: Jo diktaturë

28 Qershor 2019, 11:06 Nga DOSJA
“#Edheunë”, aktorë e pedagogë mbështesin

TIRANË- “Edheunë” është një nismë e rrallë po shpërndahet me gjerësi në rrjetet sociale, për të penguar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nën hashtagun #edheunë, pedagogë, artistë, e personazhe të njohur të skenës dhe ekranit i janë bashkuar deklaratës së aktorit Bujar Kapexhiu, i cili shpalli nismën dhe tha se do t’i pengojë zgjedhjet, pavarësisht se ato mund t’i kushtojnë daljen jashtë Shqipërisë.

Së pari nisma u mbështet nga Fatos Lubonja, Flutura Açka, Neritan Liçaj, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Rudi Erebara, Kastriot Çipi, Olti Curri, Agim Xhafka dhe të tjerë emra të njohur. Por këta nuk janë emrat e vetëm pasi sot janë bashkaur dhe emra të tjerë të njohur si: Sesilia Plasari, Mehdi Malkaj, Sandër Kovaçi, Hysni Ahmataj etj.

“#EdheUnë Nuk votoj në zgjedhje moniste ku:  Kandidat – PS, Votues – PS, Komisionerë – PS, Vëzhgues – PS, KZAZ – PS, Numërues – PS, KQZ – PS, Polici – PS.”, shkruan Sandër Kovaçi.

Ndërsa Sesilia Plasari kërkon që në qeli të jetë me Bujar Kapexhiun. Po ashtu dhe Mehdi Malkaj në një fjalim tek teatri u kërkon kolegëve që të mos shkojnë në votime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edhe une mehdi malkaj nisma e bujar kapexhiut sesilia plasari edhe une mehdi malkaj nisma e bujar kapexhiut sesilia plasari

Sondazh

Poll