Politike

Përplasja te PD!Meta publikon SMS me Këlliçin: Makinat në oborr janë provokim,KUJDES

14 Janar 2022, 12:06 Nga DOSJA
Përplasja te PD!Meta publikon SMS me Këlliçin: Makinat në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar shkëmbimet e mesazheve me deputetin e Partisë Demokratike Belind Këlliçi. Meta tregoi gjatë konferencës me gazetarët se i kërkoi Këlliçit që të bënin kujdes pasi makinat që ishin vendosur në oborrin e selisë ishin provokim. Kreu i shtetit tregoi të gjitha mesazhet që kishte kryer me Këlliçin më 8 Janar në orën 10:24.

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e rëndësishme gjetja e një zgjidhjeje demokratike, që i shërben paqes dhe demokracisë në vend. Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me shkrim, edhe me telefon, që të veprojnë për të parandaluar çdo lloj incidenti. I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit, të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi. Pastaj më tha “President, sapo mbaruam një mbledhje me të rinjtë”. I them “Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr, se është provokim”. “Po, po”, më thotë ai. 20 minuta para se të hapej dera, i them “Mos humbi kontrollin paqësor të protestës”. “Po”, më thotë”, tha Presidenti Meta.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari! Meta ‘pro’ Berishës, këshilla për Këlliçin: Mos bini pre e provokimeve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi ilir meta meta konference 14 janar 2022 belind kelliçi ilir meta meta konference 14 janar 2022

Sondazh

Poll