Politike

VD-Meta kujton përplasjen me Fatos Nanon: Unë dhashë dorëheqjen

14 Janar 2022, 12:35 Nga DOSJA
VD-Meta kujton përplasjen me Fatos Nanon: Unë dhashë

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar në konferencën e sotme për mediat përplasjen me Fatos Nanon, ku u shpreh se asokohe ai vetë kishte dhënë dorëheqjen. Sipas Metës, nuk mendon se ky është një problem mes Bashës apo Berishës, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti.


“Nuk mendoj se është problem mes Bashës apo Berishës. Është problem i shkatërrimit të llogaridhënies dhe vetë PD-së. Unë kam qënë kryeministër i Shqipërisë, kam qënë shumicë, kam fituar kundër Fatos Nanos dhe në parlament kam pasur shumicën. Nano bëri disa deputetë dhe bllokoi disa ministra, unë dhashë dorëheqjen. Historia e Dushkut se ju jeni të reja. Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti. është e vërtetë që është zgjedhur zotëria në krye të PD, në qershor se ka pasur përkrahjen e Berishës, Nokës, Palokës, Strazimirit, Vokshit, sa janë se sdo rri të numëroj. Këta njerëz ia heqin përkrahjen, e vënë në ? legjitimitetin e tyre. është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij. A tha nuk do të ketë Kuvend se sdo të përcaj partinë, kur u mblodhën firmat shpalli dhe ky Kuvend. Ti more zotëri nëse do të shpëtosh partinë tënde e do të tregosh se je ndryshe afroje 1 javë para Kuvendin”, tha Presidenti Meta.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari! Meta ‘pro’ Berishës, këshilla për Këlliçin: Mos bini pre e provokimeve

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta meta konference 14 janar 2022 ilir meta meta konference 14 janar 2022

Sondazh

Poll