Aktualitet

Referendumi në Serbi/ Kosova kundër votimit, Kurti thërret seancën e jashtëzakonshme

14 Janar 2022, 15:03 Nga DOSJA
Referendumi në Serbi/ Kosova kundër votimit, Kurti thërret

KOSOVË- Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi në çështjet e drejtësisë do të mbahet në datën 16 Janar. Qytetarët e Serbisë do të votojnë nëse janë pro ose kundër aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Debate të shumta janë hapur pasi qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë për referendumin e datës 16 janar nuk do të lejohet. Më herët, në Kosovë nuk është penguar organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ndryshe nga referendumi i kaluar qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë. Institucionet e Kosovës janë shprehur se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nga ana tjetër kryediplomati evropian Josep Borrell ka përmendur se si në të kaluarën janë grumbulluar votat nga misioni i OSBE-së.

Gjithsesi në mbedhjen e kryeministrit Albin Kurti me Zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se vërejnë me keqardhje si qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë. Shtetet e QUINT’it me anë të një deklarate i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin e Serbisë. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti e ka parë të nevojshme mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend një ditë para referendumit të Serbisë. Synimi i kësaj seance është të nxirret një përfundim i përbashkët i deputetëve në lidhje me mënyrën e votimit të qytetarëve serbë në Kosovë.

ZHVILLIMET: 

PDK: Nuk marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme, Kurti i shmanget përgjegjësisë

Referendumi i Serbisë/Bulliqi: Presioni që po i bëhet Kurtit është i papranueshëm

Refuzimin i referendumit të Serbisë në Kosovë, Tahiri: Kurti nuk ka guxim

Kurti thërret seancën e jashtëzakonshme një ditë para referendumit të Serbisë

Thirrja e QUINT-it mbështetet edhe nga Uashingtoni: Të lejohet referendumi serb

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni albin kurti josep borrell referendumi ne serbi albin kurti josep borrell referendumi ne serbi

Sondazh

Poll