Aktualitet

VIDEO/ ‘Ferrari’ shpërthen në flakë, ndërron jetë vëllai i deputetes greke

14 Janar 2022, 08:35 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Ferrari’ shpërthen në flakë, ndërron

GREQI– Vëllai i deputetes greke të Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou ka ndërruar jetë. 45-vjeçari George Monogyou u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident në Greqi. I riu humbi kontrollin e mjetit ‘Ferrari’, duke mbetur i bllokuar brenda tij. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Konstantinou Karamanli nr. 175, kur Ferrari u përplas me një pemë.

Bashkëshortja e grekut mundi të dilte nga dritarja, duke marrë lëndime të shumta.

Mjeti i tyre u përfshi nga flakët dhe shpërthu. Në videon e shpërndarë nga njerëzit pranë, dëgjohen britmat dhe thirrja për ndihmë.

“Vëllai im!”- dëgjohet të thotë deputetja teksa shikon mjetin e përfshirë nga flakët.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me Athena Kontopanou, e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit dhe mbeti e plagosur rëndë.

Shkak për aksidentin e rëndë, është bërë një këmbësor që i ka prerë rrugën mjetit, dhe për të shmangur përplasjen e tij, shoferi ka devijuar rrugën dhe më pas ka goditur një pemë. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u transportua në morgun e Vulës ndërsa i plagosuri në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTO/ U shkrumbua nga përplasja, ky është Ferrari ku humbi jetën biznesmeni grek

Aksidenti me Ferreri, avokati i biznesmenit kërkon hetime të tjera:Do shohim kamerat

Aksidenti TRAGJIK me Ferrari, momentet para vdekjes së vëllait të deputetes greke

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni aksident në greqi george monogyou greqi aksident në greqi george monogyou greqi

Sondazh

Poll