Bota

Refuzimin i referendumit të Serbisë në Kosovë, Tahiri: Kurti nuk ka guxim

14 Janar 2022, 16:53 Nga DOSJA
Refuzimin i referendumit të Serbisë në Kosovë, Tahiri: Kurti

KOSOVË- Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti konsideron se tendenca e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë është sulm ndaj shtetit dhe sovranitetit të Kosovës. Tahiri në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se këto veprime të Serbisë kanë tendencë armiqësore. Gjithashtu Tahiri ka shprehur se Kurti s’ka pasur guxim të marrë vet vendim lidhur me këtë çështje por se ka thirrur seancë të Kuvendit.

“Konsiderojmë dhe vlerësojmë se një referendum i tillë është një sulm ndaj shtetit dhe sovranitetit të Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër kemi thënë që verimet e tilla që në fakt kanë tendencë armiqësore duhet që të ndalen nga Serbia. Pra kemi dalë kundër jo për shkak të Qeverisë ‘Kurti’ e as për shkak të pozicionit që kanë marrë por për shkak se po shihet qartë që z.Kurti edhe në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme dhe në qasjen e tij shihet që nuk e ka guximin e burrështetasit me marr qëndrim. Ka lyp seancë të jashtëzakonshme kur ka mujtë me ushtru një detyrë kushtetuese që e ka në Qeveri. Ne nuk i ikim kësaj dhe do të marrim pjesë,”– tha deputeti.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Institucionet kundër hapjes së qendrave të votimit në Kosovë

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti besnik tahiri referendumi ne serbi albin kurti besnik tahiri referendumi ne serbi

Sondazh

Poll